Ausilio: Më vjen keq për largimin e Coutinhos dhe mos transferimin e Dybalas

E publikuar: 30/12/2018 17:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Paulo Dybala ishte afër transferimi te Interi në vitin 2015, por pendesa më i madhe e drejtorit sportiv Piero Ausilio është padyshim Philippe Coutinho.

Drejtori sportiv i Nerazzurrëve u ul me mediumin Sky Sport Italia për një intervistë të thelluar dhe diskutoi disa nga marrëveshjet që ndjen keqardhje pse ndodhën dhe për disa pse nuk ndodhën.

“Më vjen keq për Coutinhon. Të jem i sinqertë, nuk ishte as një problem ekonomik, pasi sapo ia shitëm Liverpoolit (për 13 milionë euro në janar 2013), ne blemë Mateo Kovacic dhe Mauro Icardi”, ka thënë fillimisht Ausilio.

“Të gjithë ne në stafin e Interit do të kishim mbajtur me kënaqësi Coutinhon për 20 vjet, por kishte një çështje shumë të rëndësishme: ai thjesht nuk po luante”.

Coutinho gjatë kohës së tij si lojtar i Interit

“Çdo gjashtë muaj, lojtari me të drejtë vinte dhe thoshte se ai donte të largohej që të mund të luante rregullisht”.

Dybala sa ishte te Palermo

“Ne kemi organizuar një takim me Palermon në vitin 2015 dhe jam i bindur se nëse Interi kishte treguar më shumë vendosmëri për të shpenzuar, atëherë Dybala do të ishte bërë një lojtar i Interit”.

“Oferta jonë ishte padyshim inferiore ndaj asaj të paraqitur nga Juventusi, i cili gjithashtu i dha atij mundësinë për të luajtur në Ligën e Kampionëve”.

“Por, ideja për një dyshe midis Icardit dhe Dybalas ishte intriguese për të gjithë, përfshirë edhe lojtarët”, përfundoi drejtori sportiv i Interit. /Telegrafi/