Auditori fsheh keqpërdorimin financiar të Prokurorisë

E publikuar: 16/08/2017 07:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zyra Kombëtare e Auditorit, e cila është kompetente për të gjetur shkeljet në shpenzimin e parasë publike, e ka fshehur një keqpërdorim financiar në Prokurorinë e Shtetit, shkruan sot Koha Ditore.

Tri shkelje i ka gjetur ZKA-ja në tenderin e përkthimit të dosjes “Stenta”për të cilën gazeta ka raportuar javën e kaluar.

Ky përkthim sipas ZKA-së, është bërë pa tender, nga një kompani që nuk figuron e regjistruar në Agjencinë Kosovare të Biznesit dhe shërbimet i ka përfunduar pas skadimit të kontratës.

Gazeta ka zbuluar se këto gjetje kanë qenë të evidentuara në draft-raportin e parë të ZKA-së, por ato janë larguar në raportin final.