Auditohet gjithë personeli i AKI’s

E publikuar: 08/04/2015 20:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Të gjithë ata që janë punësue n’Agjencinë Kosovare t’Inteligjencës që nga themelimi i ketij institucioni, kanë me ju nënshtrue nji auditimi të pergjithshëm nga Inspektori i Përgjithshëm i kesaj agjencie.

Kështu ka ba me dije gjatë raportimit të tij  para Komisionit  për Mbikëqyrje  te AKI, për herë të parë  mbas ardhjes së tij në ketë post Inspektori  i Përgjithshëm Shkelzen Sopjani.

Ai për nji orë para komisionit ka raportu edhe për gjendjen në të cilën e ka gjete ketë agjenci, si dhe punën që inspektorati asht tue ba që nga ardhja e tij në ketë pozitë.

Kryetari i Komisionit për Mbikëqyrje te AKI, Haxhi Shala, tha se sfidat që e presin Inspektorin e  Përgjithshëm të kësaj Agjencie  janë auditimi i personelit, e hulumtimi i tana punësimeve që janë ba në ketë institucion.

Gjendja n’AKI, simbas Shalës, nuk ka qenë edhe aq keq sa asht raportue në disa media.

Megjithate, ende edhe mbas tre muej nga dorëheqja e kreut të AKI’s Bashkim Smakaj, komisioni nuk di asgja rreth arsyeve të dorëheqjes së tij.

Me 16 Kallnor të këtij viti ish-kreu i kësaj Agjencie Bashkim Smakaj  dha dorëheqje nga posti i tij, mbas 6 vjetëve.

Arsyet e dorëheqjes së tij ende nuk dihen.

Në krye të kësaj agjencie mbas dy jave  u emnu ish-Inspektori i Përgjithshëm  i AKI’s Agron Selimaj.