Audi Q6 E-tron modeli elektrik vjen së shpejti (Foto)

E publikuar: 17/10/2015 20:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Q6 i ardhshëm do të prodhohet në vendin e njëjtë ku Audi i krijon modelet A1. Dega e Audi në Belgjikë prodhoi 115,000 vetura në vitin 2014.

Modeli elektrik, që do të rivalizojë modelin X të Tesla-s, do të ofrojë 500km udhëtim me një mbushje, me konceptin e parë të shfaqur në shfaqjen e veturave në Frankfurt gjatë këtij viti, transmeton lajmi.net.

Volkswagen ka njoftuar gjithashtu se ka në plan që ta prodhojë një version elektrik të modelit Phaeton, dhe shanset janë që të përdoret modeli i njëjtë i krijimit si në Q6. (lajmi.net)
2015-AudiQ6ETRON-012015-AudiQ6ETRON-022015-AudiQ6ETRON-032015-AudiQ6ETRON-042015-AudiQ6ETRON-052015-AudiQ6ETRON-062015-AudiQ6ETRON-07