Audi dhe Huawei bashkëpunojnë në teknologji autonome për makinat

E publikuar: 15/10/2018 11:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Audi dhe Huawei nisën një bashkëpunim të ri i në Kinë në fushën e sistemeve të vetëdrejtimit për makinat.


Dy kompanitë synojnë të zhvillojnë një teknologji vetëdrejtimi të Nivelit 4 në Kinë.

Ndërsa detajet rreth aleancës mungojnë, Huawei demonstroi një prototip Q7 SUV i pajisur me platformën Mobile Data Center e cila ka kamerat, sensorët dhe fuqinë e duhur për të shndërruar një makinë në autonome.


Për herë të parë Audi dhe Huawei nënshkruan një memorandum mirëkuptimi në Korrik dhe testimet e para thuhet se kanë nisur në Shtator.

Në 2019-ën Audi gjithashtu do të lançojë një qendër zhvillimi në Kinë. Vendi me popullsinë më të madhe në botë vendos kufizime të ashpra për kompanitë që duan të testojnë teknologji të tillë sidomos kur nevojitet krijimi i hartave.

Përballë këtij kufizimi kompanitë kanë bashkëpunuar me marka Kineze siç është rasti i Mercedes-Benz me Baidu dhe Audi me Huawei së fundi. /PCWorld Albanian