Aubameyang: Mkhitaryan më telefononte dhe më pyeste se a do të kaloja te Arsenali

E publikuar: 07/02/2018 05:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pierre-Emerick Aubameyang ka treguar se Henrikh Mkhitaryan e kishte telefonuar disa herë para se të nënshkruanin që të dy për Arsenalin.

Sulmues Aubameyang erdhi nga -Borussia Dortmund për tu bashkuar me ish shokun e tij Mkhitaryan, për 73 milionë euro.

“Ai më thirri disa herë dhe më pyeste: “ A do të vish, apo jo?”

“Unë i thosha: ‘Së pari ti duhet të më tregosh se a do të nënshkruash apo jo”.

Dyshja në stërvitje

“Ai më tregoi se gjithçka kishte mbaruar dhe ky ishte një faktor shumë i rëndësishëm që unë të vija këtu”.

“Është sikur të bashkohesh me një vëlla, një mik të mirë. Ne luajtëm së bashku në të kaluarën dhe jam shumë i lumtur që e shoh përsëri”.

Sulmuesi shënoi në debutimin e tij të Arsenalit, ndërsa Mkhitaryan dhuroi tre asistime në fitoren 5-1 ndaj Evertonit të shtunën.

Armeni fillon shkëlqimin

Aubameyang, duke folur për Arsenal.com, shtoi: “Ne e kuptojmë njëri-tjetrin në fushë dje jashtë saj, prandaj është më e lehtë”.

“[Tifozët] duhet të jenë të lumtur [të na shohin së bashku], ne do të bëjmë më të mirën, siç kemi bërë në të kaluarën”.

Auba ka debutuar me gol

“Ne e njohim njëri-tjetrin brenda dhe jashtë fushës”, përfundoi ai. /Telegrafi/