Atraktive në bikini, nga festa e ditëlindjes së 29-të në Amangiri, kjo është Rita Ora

E publikuar: 30/11/2019 10:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Këngëtarja shqiptare me renome botërore, Rita Ora, të martën ka festua ditëlindjen e saj të 29-të.

Me këtë rast, ajo vendosi që bashkë me motrën kushërirat dhe disa prej mikeshave të saj të shkojnë Amangiri, një vend shkretiror shumë pranë Las Vegasit, për të festuar në privatësi 29-vjetorin e lindjes së saj.

Ajo duket t’i ketë shijuar pafund këto ditë, teksa shumë prej momentet i ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale.

Së fundmi, këngëtarja publikoi një fotografi në InstaStory nga pushimet e fundit, ku tregonte linjat atraktive në bikini të zeza.

Teksa ka qëndruar në Amangiri, Ora duket se ka shijuar disa ditë relaksi pas angazhimeve të shumta me xhirimet e filmit “Twist”.

Rita ndërkohë këto ditë edhe ka bashkëndier dhimbjen me popullin shqiptar, i cili po përballet me një situatë të vështirë në Durrës dhe Thumanë – vende këto në të cilat pati pasoja fatale nga tërmetet. Kështu, Rita dhe familja e saj vendosën që të rindërtojnë shtëpinë e një familje të prekur masivisht nga ngjarja e fundit, dhe këtë njoftim e bëri të ditur vet artistja me famë botërore përmes rrjetit social Instagram.