Atraksionet turistike që nuk ngjajnë aspak me reklamën (Foto)

E publikuar: 22/02/2019 19:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në broshurat e kompanive të udhëtimit, vendosen fotografi të mahnitshme të zonave të ndryshme turistike, që iu bëjnë të mos mendoni gjatë dhe të niseni për atë udhëtim përrallor.

Por, jo gjithmonë ëndrra plotësohet, pasi disa prej këtyre zonave nuk janë as nga afër, me imazh mbresëlënës që iu është shfaqur në reklamë, transmeton Telegrafi.

Shumë turistë kanë mbetur të dëshpëruar, kur atraksionet turistike që i vizitonin, nuk plotësonin as nga afër pritjet e tyre.

Realizimi i një selfie par monumenteve të lashta, është e pamundur për shkak të turistëve të shumtë, apo se këto objekte janë të vogla dhe të largëta.

Faktori njeri ka bërë që ambientet të jenë të mbushura me mbeturina, larg prej peizazhit të pastër që iu është paraqitur më herët. /Telegrafi/