Atletico tregon forcën, 3-1 ndaj Sevillas

E publikuar: 19/03/2017 19:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

3 fitore rradhazi për Atleticon e Madridit në La Liga. Los Colchoners vazhduan momentin e mirë me suksesin 3-1 ndaj Sevillas në Vicente Calderon dhe në njëjtën kohë zhytën në krizë skuadrën e Jorge Sampaolit. Një fitore e thjeshtë për Atleticon që u ngjit në kuotën e 55 pikëve duke blinduar vendin e 4-t dhe duke kërcënuar Sevillan që pozicionohet e treta me vetëm 2 pikë më shumë. Për të zhbllokuar sfidën mendoi një qëndërmbrojtës. Në minutën e 37-të uruguiani Diego Godin shfrytëzoi një harkim perfekt të Antoine Griezmann dhe me specialitetin e tij që janë goditjet me kokë arriti ti jepte avantazhin Atleticos. Në të 61-tën Griezmann më i miri në fushë për skuadrën e Diego Simeones ekzekutoi në mënyrë perfekte një goditje standarte duke mos i dhënë asnjë shans Sergio Ricos. 2-0 për Atleticon në një moment kyc të sfidës. Suksesi i Los Colchoneros u vulos nga goli i tretë i realizuar nga Koke në minutën e 77-të. Në fund kishte vend për finalizimin e argjentinasit Joaquin Correa që shënoi golin e nderit për Sevillan duke fiksuar shifrat përfundimtare të këtij takimi në 3-1.