‘Atletico do ta ftojë Ligën e Kampionëve’

E publikuar: 11/05/2017 11:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Fernando Torres beson se Atletico Madrid në një të ardhme të afërt do ta fitojë Ligën e Kampionëve
Sulmuesi i Atletico Madridit, Fernando Torres është shprehur i lumtur me paraqitjen e skuadrës së tij ndaj Real Madridit.

Ai foli edhe për eliminimin e katërt më radhë, ku insistoi se Atletico do ta fitojë Ligën e Kampionëve.

“Ne jemi të lumtur me përkushtimin e lojtarëve dhe punën e bërë. Ne duhet të hedhim një hap më shumë dhe tashmë kemi besim. Ne do ta fitojmë Ligën e Kampionëve”, tha Torres për mediat spanjolle. /Express/