Atletico përuron stadiumin e ri ‘Wanda Metropolitano’ me fitore ndaj Malagas, Griezmann shënon golin e parë (Foto/Video)

E publikuar: 17/09/2017 05:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Atletico Madridi ka fituar me rezultat 1-0 ndaj Malagas në ndeshjen e parë të luajtur në stadiumin e tyre të ri Wanda Metropolitano.

Los Colchoneros tani e tutje do të luajnë në stadiumin e tyre të ri Wanda Metropolitano, pasi projekti madhor i skuadrës spanjolle ka përfunduar me sukses duke e zëvendësuar stadiumin legjendar të Vincente Calderon.

Momenti i përurimit të Wanda Metropolitanos

Ndeshja e parë në stadiumin e ri erdhi në javën e katërt të kampionatit spanjoll, La Liga, ku Atletico luajtën përballë Malagas që e mposhtën me rezultat 1-0.

Formacioni i parë i Atleticos në stadiumin e ri

Goli i vetëm në këtë takim u shënua nga ylli kryesor i skuadrës, Antoine Griezmman, i cili në minutën e 61 shënoi nga afërsia për 1-0 pas asistimit të Angel Correas.

Greizmann shënoi golin e parë në Wanda Metropolitano

Atmosfera në Wanda Metropolitano ishte fantastike, pasi tifozët e Atleticos ishin të zhurmshëm gjatë 90 minutave.

Zhveshtoret moderne të Atleticos

Stadiumi i ri i Atleticos është ultramodern, teksa kjo vërehej nga hyrjet, tribunat, zhveshtore, terreni e gjithçka tjetër. /Telegrafi/

Pamje mahnitëse nga stadiumi i ri i Atleticos