Atletico Madridi i hakmerret Borussia Dortmundit, Saul e Griezmann shënojnë golat

E publikuar: 07/11/2018 07:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Atletico Madrid ka shënuar fitore përballë Borussia Dortmundit me rezultat 2-0.

Si gjithmonë Atletico Madridi luajti më pak me topin, pasi gjermanët e kishin posedimin.

Raste nuk kishte shumë në 30 minutat e para të ndeshjes.

Në minutën e 33-të mbrojtësi Filipe Luis pasoi te Saul që shënoi për 1-0 në portën e Roman Burkit.

Griezmann e Thomas provuan gjithashtu për ta shtuar epërsinë në pjesën e parë, por pa sukses.

Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat.

Goli i sigurisë erdhi në minutën e 80-të, ku Thomas pasoi te Antoine Griezmann që shënoi për 2-0.

Të dy skuadra kanë nga 9 pikë dhe udhëheqin grupin. /Telegrafi/