Atletico Madridi ëndërron Ozilin

E publikuar: 14/11/2017 13:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Atletico e Madridit ëndërron Mesut Ozil si përforcim në tregut të transferimeve të së verës së ardhshme.

Sipas The Sun, futbollisti i kombëtares gjermane ka kontratë me Arsenalin deri në fund të sezonit dhe nëse nuk arrihet marrëveshja për rinovimin, atëherë ai do të ketë të drejtë që në janar të ketë kontakte me klube të ndryshme që janë të interesuar për të, madje edhe duke nënshkruar parakontratë.

Drejtuesit e Los Colchoneros i ofrojnë turko-gjermanit 223 mijë eurosh në javë, plus një shumë të caktuar për transferimin, që gjithsesi nuk do ta arrinin kërkesën e tij prej 369 mijë eurove në javë.

Ozil mund të tundohet nga rikthimi në Madrid, ku më parë ka luajtur për Realin në sezonet 2010-2013.

Aktualisht Arsenali mban vendin e gjashtë në Ligën Premier me 19 pikë.

29-vjeçari në këtë sezon ka shënuar vetëm një gol në kampionatin elitar anglez, por ka dhuruar dy asistime.

Për gjermanin ka shfaqur interesim edhe Manchester Unitedi. /SS/Telegrafi/