Atletico Madrid 1-1 Barcelona, notat e lojtarëve (Foto)

E publikuar: 14/10/2017 23:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Atletico Madridi dhe Barcelona janë ndarë në paqe në derbin e javës së tetë në La Liga, pasi kanë barazuar me rezultat 1-1.

Derbi i javës në La Liga ka sjell shumë emocione, pasi të dy skuadrat kanë krijuar shumë raste, por nuk ka sjell fitues me dy skuadrat që kanë shënuar nga një gol.

Golat në këtë takim u shënuan nga Saul Niguez (21’) për vendasit e Atleticos dhe Luis Suarez (82’) për katalunasit.

Lojtari më i vlerësuar në këtë ndeshje ishte sulmuesi argjentinas, Lionel Messi, i cili u vlerësua me notë 8.1, ndërsa nota më e ulët shkoi për mbrojtësin Nelson Semedo, që u notua me 6.3.

Te vendasit më i vlerësuari ishte golashënuesi Niguez, i cili u notua me notë 7.9. /Telegrafi/

Atl Madrid:

Te Atletico dështuan Correa, Koke dhe Griezmann

Barcelona: 

Paraqitje pozitive pati edhe Luis Suarez