Atletico dhe Reali ‘luftuan’ shumë në derbin e Madridit, por në fund u ndanë në paqe (Foto/Video)

E publikuar: 19/11/2017 07:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Atletico Madridi dhe Real Madridi janë ndarë në paqe, pasi kanë barazuar 0-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të të kampionatit spanjoll.

Derbi i shumëpritur i Madridit, mes Los Colchoneros dhe Los Blancos ka përfunduar pa gola, por që gjatë 90 minutave ishte shumë i luftuar nga të dyja skuadrat që dëshironin më çdo kusht fitoren.

Pjesa e parë e takimit i takoi për një nuancë Real Madridit, të cilët rrezikuan më shumë dhe ishin më afër golit.

Përshëndetja e Diego Simeones dhe Zinedine Zidanes para ndeshjes (Getty Images)

Megjithatë, rasti i parë në ndeshje i takoi vendasve, të cilët rrezikuan në minutën e katërt me anë të Angel Corres, por ky i fundit dështoi ta qoj topin në rrjetë i vetëm përball portierit Kiko Casilla.

Pas këtij rasti, Reali tentoi me Toni Kroosin (32’), Cristiano Ronaldon (35’) dhe Sergio Ramosin (37′), por rrjetat mbeten të paprekura dhe skuadrat shkuan në pushim pa gola.

Ramos mbeti i lënduar gjatë një aksioni në fund të pjesës së parë (Getty Images)

Në pjesën e dytë, loja ishte më e nivelizuar dhe të dyja skuadrat luanin sigurt dhe tentonit golat vetëm nga gabimet e kundërshtarit.

Por, kjo nuk ndodhi nga asnjëra skuadër dhe pas 90 minutave dy skuadrat e Madridit barazuan pa gola (0-0) në derbin e madh lokal të kryeqytetit spanjoll.

Derbi madrilen u përshkua nga shumë duele dhe ndërhyrje (Getty Images)

Pas këtij barazimi, të dy skuadrat vazhdojnë me pikë të barabarta, nga 24 sosh, me Realin në vendin e tretë dhe Atleticon në vendin e katërt.

Në ndeshjen e ardhshme, Mbretërit e presin Malagan në shtëpi, ndërsa Los Colchoneros udhëtojnë drejt Levantes. /Telegrafi/