Atletico dhe Barcelona luajnë baras në derbin e javës

E publikuar: 25/11/2018 05:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Atletico Madrid dhe Barcelona kanë barazuar me rezultat 1-1 në ndeshjen derbi të javës së 13-të në La Liga.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të Barcelonës, por që asnjëra skuadër nuk arriti të gjej rrugën e rrjetës.

Në këtë pjesë as raste ideale nuk pati dhe e vetmja gjë që vlen të ceket janë dy kartonë të verdhë, nga një për secilën skuadër.

Edhe pjesa e dytë u karakterizua me dominim dhe posedim të Barcelonës dhe lojë të ashpër nga të dyja skuadrat.

Atletico – Barcelona (Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

Por, ishin vendasit të cilët gjetën golin dhe zhbllokuan rezultatin në këtë derbi.

Luhej minuta e 77-të e ndeshjes kur Diego Costa shënoi me kokë për 1-0 pas asistimit të Antoine Griezmann.

Pas këtij goli, Barcelona u hodh në sulm dhe tentoi dy herë me Lionel Messin (83′, 86′), por goditja e tij e parë u prit nga Jan Oblak, ndërsa e dyti shkoi jashtë.

Lionel Messi (Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

Në minutën e fundit të ndeshjes, Barcelona arriti të gjej golin e barazimit me anë të Ousmane Dembele, i cili shënoi për 1-1 pas asistimit të Messit dhe vulosi rezultatin përfundimtar të ndeshjes.

Pas këtij barazimi, Barcelona mbetet lider me 25 pikë, ndërsa Atletico në vendin e dytë me një pikë më pak.

Në ndeshjen e radhës, Barcelona e pret në shtëpi Villarrealin, ndërsa Atletico udhëton te Girona. /Telegrafi/