ATK tërheq numrat potencial fitues për rimbursim

E publikuar: 09/08/2018 15:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Administrata Tatimore e Kosovës ka bërë tërheqjen e numrave potencial fitues, për rimbursim të qytetarëve nga grumbullimi i kuponëve fiskal për periudhën e TM2 2018.

“Tërheqja e numrave potencial fitues është transmetuar drejtpërdrejt në RTK, ku janë tërhequr katër numra potencial fitues, ashtu siç është e specifikuar në Udhëzimin Administrativ 01/2017. Numri i qytetarëve potencial të cilët kanë fituar për këtë periudhë është 1,540”, njofton kjo administratë.