ATK, realizoi seminare për tatimpagues

E publikuar: 28/02/2019 13:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Administrata Tatimore e Kosovës, me qëllim të informimit të tatimpaguesve për deklarimin vjetor dhe raportimin e pasqyrave financiare, ka realizuar seminare për tatimpagues në të gjitha regjionet e saj, si: Prizren, Gjilan, Ferizaj, Mitrovicë, Gjakovë, Prishtinë dhe Pejë.

Pjesëmarrësit u njoftuan gjerësisht për deklarimin vjetor dhe raportimin e pasqyrave financiare, të cilat janë prezantuar edhe me shembuj konkret se si plotësohet deklarata vjetore nga Biznesi Individual (PD), Ortakëria (DO) dhe Personi Juridik (CD).

Gjatë këtyre seminareve, pjesëmarrësit parashtruan pyetje të ndryshme, lidhur me temat e prezantuara, si dhe pyetje të tjera lidhur me Legjislacionin Tatimor. Për të gjitha pyetjet e parashtruara nga pjesëmarrësit, janë ofruar përgjigje adekuate nga prezantuesit e temave në seminar.

Në këto seminare numri i pjesëmarrësve ishte mjaft i lartë, ku pjesëmarrës ishin: organizata biznesi, OJQ apo përfaqësues të tyre, përfaqësues të njësive të përhershme, kontabilistë dhe qytetarë të interesuar.

Materiali i prezantuar në këto seminare është i publikuar në ueb-faqen e ATK-së www.atk-ks.org tek linku Multimedia – Materiale & Prezantime.