ATK për 10 muaj inkasoi 40.8 milionë euro më shumë se vjet

E publikuar: 02/11/2018 16:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Projeksioni i të hyrave nga Agjencia Tatimore e Kosovës po vazhdon të tejkalohet, deri me 31 tetor të këtij viti janë grumbulluar 88 për qind të të hyrave të përgjithshme vjetore, apo shprehur në shifra 391.6 milionë euro.
Nëse krahasohen të hyrat gjatë periudhës janar-tetor të këtij viti, me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, atëherë mund të vërehet një rritje për 40.8 milionë euro, kështu duke tejkaluar planin e të hyrave, për 14 milionë euro.