ATK nis me revokimin e lincencave për lojërat e fatit

E publikuar: 02/05/2019 16:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Administrata Tatimore e Kosovës ka nisur me renovimin e licencave të lojërave të fatit, me qëllim të zbatimit të Ligjit për Ndalimin e Lojërave të Fatit.

Ky ligj hyn në fuqi më datën 10 Maj, dhe pas kësaj date çdo subjekt që merret me këtë aktivitet do të konsiderohet i paligjshëm, njofton Administrata Tatimore e Kosovës.

Administrata Tatimore në komunikatën e dërguar për media thekson se do t’i ndërmarr gjitha masat ligjore në zbatim të Ligjit për Ndalimin e Lojërave të Fatit, dhe fton subjektet ta zbatojnë, pa pasur nevojë që të bëhen subjekt i masave të institucioneve të shtetit që janë përgjegjëse për zbatimin e ligjit.