ATK në telashe, dyshime për abuzime me arka fiskale

E publikuar: 17/07/2019 21:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka nisur hetim ndaj ATK’së për pajisjet elektronike dhe sistemet fiskale, raporton T7.

Është autoriteti i vetëm që mbledh tatimet në Kosovë. Por, edhe Administratës Tatimore së fundmi i kanë dalë telashe.

Është Autoriteti Kosovar i Konkurrencës, që ka nisur hetime ndaj këtij institucioni.

Bëhet fjalë për dyshime për abuzim me arkat fiskale.

Krejt kjo ka nisur pasi që një ndërmarrje private është ankuar tek Autoriteti Kosovar i Konkurrencës.

Ndërsa se kanë nisur hetimet dy ditë më parë kanë njoftuar vet AKK-ja.