ATK ka bërë tërheqjen e numrave potencial fitues për TM3 2017

E publikuar: 06/11/2017 11:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Administrata Tatimore e Kosovës me datë 3 Nëntor ka bërë tërheqjen e numrave potencial fitues, për rimbursim të qytetarëve nga grumbullimi i kuponëve fiskal për periudhën e TM3 2017.

Tërheqja e numrave potencial fitues është transmetuar drejtpërdrejt në RTK, ku janë tërhequr tre numra potencial fitues, ashtu siç është e specifikuar në Udhëzimin Administrativ 01/2017.  Numri i qytetarëve potencial të cilët kanë fituar për këtë periudha është 1,582.

Numri Potencial Fitues 27 78 95
Fitues 538 566 478
Totali i fituesve 1,582

Qytetaret të cilët posedojnë numrin potencial fitues të përzgjedhur nga tërheqja, plikon me kuponë fiskal së bashku me të dhënat  e aplikimit duhet të dorëzojnë fizikisht të mbyllur, në njërën nga Drejtoritë Regjionale të ATK-së, nga data 6 Nëntor deri me 10 Nëntor 2017, ora 16:00.

 Numri i qytetarëve të cilët kanë aplikuar për tu bërë pjesë e kësaj kampanje ka qenë 72,781.

Në linkun më poshtë mund të shkarkoni listën e fituesve për periudhën TM3/2017:

http://www.atk-ks.org/lista-e-fituesve-kuponet-fiskal/