ATK-ja thyen rekord, inkason 44 milionë € më shumë se vitin e kaluar

E publikuar: 11/12/2019 12:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së, Ilir Murtezaj, ka prezantuar rezultatet e aktiviteteve për konfiskimin e pasurisë së tatimpaguesve borxhlinj.

Murtezaj deklaroi se gjatë vitit 2019 është rritur për 44 milionë euro mbledhja e borxheve në krahasim me vitin e kaluar, raporton EkonomiaOnline.

Derisa të hyrat në ATK arrin shumën e inkasimit afër 500 milionë euro.

“ATK ka inkasuar 465.7 milionë euro, 44 milionë me tepër se viti i kaluar. Këto janë arritur krahas punës së madhe të ATK-së. ATK ka arritur fuqishëm përformancën e saj. Mbledhja e borxheve është indikator që në të kaluarën është akuzuar për performancë negative. Këtë vit si rezultat i llogaridhënies është arritur që për herë të parë të rritjes se trendit. 355 milionë euro borxhe në këtë vit, 20 milionë euro kemi borxhe me pak. 42% ka qenë efikasiteti i kthimit të borxheve”, tha ai.

Megjithatë drejtori i ATK-së tha se janë të pakënaqshëm, por që do të vazhdojnë përpjekjet për të rritur edhe më shumë përformancën e të hyrave.

“Nuk janë të kënaqshme por na inkurajojnë në mbledhjen e borxheve. Është përgjegjësi për gjithë zyrtarët tatimorë. Që krahas rritjes se buxhetit inkasojmë të drejtat e barabarta. Duhet ta shfrytëzojmë këtë vendimmarrje të qeverisë që të jemi më të fuqishëm në këtë drejtim e mos të kemi vjetërsime të borxheve”, tha ai.

Murtezaj ka njoftuar se deri në vitin 2021 do të realizohen 17 reforma në fusha të ndryshme në mbledhjen e borxheve.

“2019-2021 është paraparë që të realizohen mbi 27 reforma në 10 fusha. Konsolidimi i mbledhjes së detyrueshme. Të bëhet shpërndarja e barabartë punëve të zyrtarëve, të arrihet efikasiteti i mbledhjes. 250 konfiskime gjatë këtij viti që është numër rekord. Nuk kemi dallime në sektor bëhet konfiskimi në të gjithë sektorët, trajtohet njësoj qoftë biznes i madh apo i vogël”, tha ai.

Zëvendësdrejtori Nijazi Asllani, theksoi se llogaridhënia dhe përgjegjësia nga ana e ATK-së do ta mundësoj që edhe tatimpaguesit ti përfundojnë obligimet e tyre.

“Veprimi korrekt dhe i barabartë të tatimpaguesve. Përveç shërbimeve edhe veprimet tona ndaj atyre që vazhdojnë të mos jenë korrekt në punën e tyre. 42% krahasimi i borxheve me vitin e kaluar. Llogaridhënia është elementi kryesor dhe përgjegjësia”

Asllani njoftoi se tatimpaguesit kanë filluar të kryejnë obligimet e tyre me këste, andaj thotë ai se rezultatet janë konkrete dhe të prekshme krahasuar me vitet e kaluara.

“Nëse ne rrisim llogaridhënien dhe seriozitetin edhe ata do ti kryejnë detyrimet e veta tatimore. Kemi rezultate konkrete dhe të prekshme. 73 milionë është si rezultat i marrëveshjeve me tatimpaguesit për kryerjen e detyrimeve të tyre me këste. 119% më shumë se vitin 2018. Krijimi i borxheve të krijuara me vite të tëra, këto rezultate na inkurajojnë që tatimpaguesit kanë filluar me përfundimin e detyrimeve të tyre”, u shpreh ai.