ATK “dorëzon”, borxhlinjtë, te përmbarimi

E publikuar: 01/11/2017 14:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Drejtori i ATK-së, Sakip Imeri ka pritur sot në takim përfaqësuesit nga Oda e Përmbaruesve Privat të Kosovës, më të cilët ka diskutuar për bashkëpunim në fushat e përmbushjes tatimore, transmeton infosot.

Temat të cilat u diskutuan me theks të veçantë ishin borxhlinjtë, tek të cilët duhet të zbatohen procedurat e përmbarimit, po ashtu këmbimi i të dhënave dhe avancimi i komunikimit edhe me institucionet financiare për zbatim të procedurave përmbarimore.

Ndër të tjera, u fol edhe për mbështetjen me trajnime për komunitetin e përmbaruesve, si dhe seminare informuese për tatimpaguesit rreth procesit tatimore dhe përmbarimore.