ATK diskuton të arriturat dhe zhvillimet tjera me FMN-ën

E publikuar: 26/10/2017 10:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nga 25 Tetor deri me 7 Nëntor 2017, në ATK do të qëndrojë një mision i FMN-së, “Asistenca Teknike në Reformat e Administratës Tatimore”. Dje është mbajt takimi hyrës i këtij misioni, ku janë prezantuar objektivat e misionit dhe në përgjithësi agjenda e punës, raporton infosot.

Asistenca Teknike në Reformat e Administratës Tatimore, do të përfshijë funksionet kryesore të ATK-së, si: përmbushja e obligimeve tatimore të tatimpaguesve, menaxhimi i borxheve tatimore, kontrollet tatimore dhe në përgjithësi zhvillimet institucionale, në modernizimin e administratës.

Ky mision i Fondi Monetar Ndërkombëtar, përbëhet nga z. Enrico Aav, z. Steffen Hansen, z .Frank Bosch, dhe znj. Telita Snyckers.
Gjatë takimit hyrës, u diskutua edhe për fushat e bashkëpunimit në kuadër të planit vjetor të Asistencave Teknike, të cilat mund të ofrohen nga FMN.