Ath. Bilbao mund pa shumë probleme S. Gijon

E publikuar: 26/10/2015 23:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Athletic Bilbao i jep fund krizës me një fitore 3-0 ndaj Gijonit duke zhytur në krizë pikërisht Sportingun, që vazhdon të mbetet në vendet e fundit të renditjes. Në “San Mames” baskët e bënë gjithcka shumë të thjeshtë ndaj kundërshtarëve të tyre duke marrë 3 pikë mëse të merituara. Në minutën e 29-të, vendasit kaluan në epërsi pas një goli tipik skuadre, të finalizuar pas një serie pasimesh të shpejta.

Në minutë e 42-të, Aduriz pa Alberton t’i priste një 11-metërsh, por sulmuesi bask u tregua i shpejtë në reagim duke e dërguar topin gjithsesi në rrjetë.

Ndërkohë rezultatin përfundimtar të sfidës e vulosi pikërisht Aduriz që arriti të shënojë golin e 3-0 në minutën e 67-të duke i dhënë skuadrës së tij 3 pikë të vlefshme në renditje.