Atentati me pistoletë në Tiranë. Ja kush është i plagosuri. Emri

E publikuar: 20/07/2017 22:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Atentati me pistoletë në Tiranë. Ja kush është i plagosuri

Edison Delia, 26-vjeç është personi që ka mbetur i plagosur me pistoletë mbrëmjen e sotme në Tiranë.

Policia ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen:

Rreth orës 21:11, në numrin e Emergjencave 112, ka ardhur telefonatë për të shtëna me armë në afërsi të gjimnazit “Partizani”.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca.

Nga verifikimet paraprake ka rezultuar se në rrugën “4 Dëshmorët”, është gjendur një shtetas i shtrirë dhe i gjakosur i cili është transportuar në spitalin “Ushtarak”, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar gëzhoja të qitura nga armë e llojit pistoletë. Janë ngritur pika kontrolli në hyrje dalje të zonës dhe vazhdon krehja e territorit.

Grupi hetimor po vazhdon punën zbardhjen e shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.