Atë që nuk e bëri te Milani për një sezon, Silva e bëri te Sevilla në debutim

E publikuar: 20/08/2018 14:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Andre Silva e prezantoi vetën në La Liga në mënyrën më të mirë të mundshme.

Portugezi arriti të shënojë het-trik në debutimin e tij me Sevillan ndaj Rayo Vallecanos, ku skuadra e tij fitoi me rezultat 1-4.

22-vjeçari u huazua këtë verë të klubi spanjoll nga Milani, por me të drejtë blere.

Het-triku nga ai ka bërë që të gjithë mediat dhe tifozët në rrjetet sociale të flasin për atë, duke bërë krahasime të ndryshme në mes dy ligave.

Silva në 24 ndeshje për Milanin kishte shënuar vetëm dy gola, duke u konsideruar kështu një dështim i madh pasi ai u ble nga Porto me pritshmëri të mëdha.

Pas golave ndaj Vallecanos portugezi është bërë lojtari i parë në shekullin XXI që shënon het-trik në debutimin e tij në La Liga.

I fundit që e kishte arritur këtë ishte Romario në sezonin 1993/94 me Barcelonën.  /Telegrafi/