Ata që nuk blen asnjë lojtarë kundër rekordmenëve për blerje – Tottenham pret Liverpoolin, formacioni më i mirë i kombinuar

E publikuar: 14/09/2018 22:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Tottenham e pret Liverpool në derbin e Ligës Premier në Wembley të shtunën, që konsiderohet derbim në Angli.

Liverpooli vjen në këtë ndeshje me një rekord të përsosur, duke fituar katër nga katër ndeshje.

Në anën tjetër Tottenhami kërkon të kthehet pas humbjes nga Watfordi.

Tjetër gjë është edhe afati kalimtar, pasi Tottenhami këtë sezon nuk ka blerë asnjë lojtarë, ndërsa në anën tjetër Liverpooli është rekordmen për shpenzime.

Sportsmail ka zgjedhur formacionin më të mirë të kombinuar nga të dy skuadrat.

Alisson zë vendin e tij në mes të portës duke e mposhtur Hugo Lorisin, ndërsa Kieran Trippier, Virgil van Dijk, Jan Vertonghen dhe Andy Robertson, e mbulojnë vijën e mbrojtjes.

Mousa Dembele, Naby Keita dhe Christian Eriksen, janë mesfushorë.

Sulmi përbëhet nga Harry Kane, Mohamed Salah dhe Sadio Mane.

Emrat si Delle Ali, Roberto Firmino e Erick Dier nuk janë pjesë e formacionit. /Telegrafi/

Formacioni i kombinuar 

Soccer field green paper; Shutterstock ID 191820185