Astronauti që kaloi 197 ditë në hapësirë, tregon sa të vështirë e ka të ecë sërish në Tokë (Video)

E publikuar: 25/12/2018 05:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

A.J. ‘Drew’ Feustel është astronauti i NASA-s, që ka treguar se si është të ecësh sërish në Tokë, pas qëndrimit për 197 ditë një hapësirën pa gravitet.

Këmbët e 53-vjeçarit janë stërkequr në masë të madhe dhe detyrohet të bëjë ushtrime bashkë me ekipin, në atë që duket sikur hapat e para të një fëmije, transmeton Telegrafi.

“Ja si është të ecësh, pas më se gjashtë muajsh. Vështiri t’i vësh në funksion thembrat dhe gishtat”, ka shkruar Feustel.

Pamjet e shpërndara e tregojnë atë të lidhur me disa rripa, ndërsa dy burra e mbrojnë mos po rrëzohet, teksa ai i hidhte hapat me vështirësi në prani të ekspertëve.

Gjeologu Feustel, ishte pjesë ekipit të Soyuz MS-09, që kryen misionet e caktuara në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës. /Telegrafi/