Astrologe Meri zbulon shenjat më fatlume të muajit Korrik

E publikuar: 04/07/2018 01:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

 Shehu tha se përgjithësisht gushti do të jetë më i qetë për të gjitha shenjat sesa korriku. “Korriku është më i fortë, mbart shumë energji. Të gjithë diku nga pak ose shumë, do të prekemi nga eklipset dhe kundërshtimet e Marsit dhe Mërkurit. Marsi do të mbetet i kundërt deri nga shtatori ose tetori.” Shenja më e favorizuar për muajt korrik dhe gusht do të jenë Shigjetarët.

“Janë një shenjë zjarri. U takon me ndriçimin e Diellit. Kanë verën më të bukur, do të udhëtojnë, do të jenë më romantikët, do të marrin vendime të rëndësishme, do të diskutojnë për çështje punësh. Mendoj që edhe mund të shpërngulen.” Renditja e plotë e shenjave më të favorizuara të muajve korrik dhe gusht sipas astrologes Meri janë:
Shigjetari
Ujori
Peshorja
Akrepi
Gaforrja
Luani
Dashi
Binjakët
Demi
Peshqit
Virgjëresha
Bricjapi