Asnjë lojtarë i Real Madridit në 200 vendet e para për top-shënues të Evropës, prijnë Kane dhe Immobile

E publikuar: 16/01/2018 22:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Do të ishte më shumë se speciale nëse ndonjë lojtarë i Real Madridit do ta fitonte ‘Këpucën e Artë’ për sezonin 2017/18.

Kjo pasi asnjë lojtarë i Los Blancos nuk është në listën prej 200 lojtarëve që kanë shënuar më shumë këtë edicion.

Cristiano Ronaldo, Isco, Marco Asensio dhe Gareth Bale janë shënuesit më të mirë të Real Madridit deri në këtë pikë të La Ligas, me nga katër gola.

Por ata janë shumë larg Harry Kane dhe Ciro Immobile, që kanë shënuar 20 gola dhe kanë nga 40 pikë.

Edinson Cavani, Mauro Icardi dhe Mohamed Salah, janë pas tyr në listë.

Në vendin e shtatë është Lionel Messi me 17 gola, si shënuesi më i mirë në La Liga.

Lionel Messi (Getty Images)

Në top 20 më të mirët ka edhe befasi, siç janë dyshja nga kampionati estonez, Albert Prosa dhe Rauno Sappinen që kanë shënuar nga 27 gola, por pikët në këtë kampionati vlerësohen me 1.

Lartë në listë dhe me shumë gola janë edhe dyshja nga kampionati portugez, Jonas dhe Bas Dost me nga  21, respektivisht 19 gola. Goli në Portugali vlerësohet me 1.5 pikë. /Telegrafi/