Asnjë i vdekur dhe 54 raste të reja me koronavirus në Kosovë

E publikuar: 29/09/2020 15:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Edhe 54 raste të reja me koronavirus janë regjistruar në Kosovë.

Këtë e ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.

Ai ka bërë të ditur se në Kosovë janë bërë 670 teste gjatë 24 orëve të fundit dhe prej tyre 54 raste janë pozitive.

Zemaj gjithashtu ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë nuk ka pasur asnjë të vdekur me koronavirus.

Ky është postimi i plotë:

Secili ta zgjedhim mënyrën dhe stilin e jetës për një zemër të shëndoshë!
Me rastin e Ditës Botërore të Zemrës, së bashku mjekët kardiolog nga QKUK vizituam “Shtëpinë e të Moshuarve” në Prishtinë.
Gjatë bisedës me të moshuarit, sqarova se në vazhdimësi po përpiqemi të fuqizojmë kapacitetet tona të shëndetësisë, ngritjen e sasisë dhe cilësisë së shërbimeve, për të ofruar kontrolle dhe këshilla profesionale mjekësore për të gjithë.
Bërja e ekzaminimeve të rregullta mjekësore, ushqimi i shëndetshëm, aktiviteti fizik, mos përdorimi i duhanit janë, janë preventivat më të mira për shëndetin e zemrës.
Andaj edhe porosia ime është që çdo i ri apo i moshuar në mjediset që jeton dhe punon duhet të zgjedhë mënyrën dhe stilin e jetës për një zemër të shëndoshë, gjithnjë duke u përpjekur të reduktohet rreziku i sëmundjeve kardiovaskulare dhe pasojat e tyre që janë shkaktari kryesor i vdekjeve në të gjithë botën.
Bashkë po i gëzohemi faktit që Kosova edhe sot nuk ka asnjë rast të vdekjes së pacientëve nga Covid 19 si dhe një shifër relativisht të mirë sa i përket të të infektuarve me Covid 19, ku nga 670 teste, 54 kanë rezultuar pozitiv.
Edhe ne si e tërë bota në pandemi dhe rreziku nga virusi Covid-19, pashmangshëm të rinjtë, e sidomos të moshuarit duhet pasur kujdes të shtuar, duke respektuar masat që parandalojmë përhapjen e virusit, që janë: vendosja e maskës, ruajtja e distancës, higjiena.