Askush si Lionel Messi

E publikuar: 20/07/2020 20:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Barcelona mbylli një sezon në La Liga me shumë oshilacione, ndërsa Lionel Messi ishte i vetmi që mbajti një peshë të madhe në skuadër.

Ekipi nuk iu përgjigj aq sa duhet, por argjentinasi bëri mirë, statistikat e tij të sezonit janë thjeshtë fantastike.

Ai fitoi këpucën e artë me 25 gola të shënuar, por jo vetëm kaq. Messi ka dhuruar 21 asiste për shokërt e skuadrës. Argjentinasi ka 182 driblime gjatë sezonit 2019-20, më shumë se çdo lojtar tjetër në La Liga.

89  shanse të rrezikshme ka krijuar ylli i Barcelonës dhe ka shënuar 5 gola nga goditjet e dënimit dhe 3 hat-trick, më shumë se çdo lojtar tjetër. Praktikisht, Messit është shumë e vështirë që t’i rrëmbesh topin nga këmba./Express/

Image