“Askush s’e përmend bashkëngjitjen e Preshevës me Kosovën”

E publikuar: 24/12/2018 14:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Trupit Koordinues për Preshevën, Bujanocin e Medvegjën, Zoran Stankoviq ka deklaruar se askund zyrtarisht nuk është përmendur çështja e bashkimit të këtyre tri komunave me Kosovën, transmeton Koha.net.

“Këmbimi i territorit dhe bashkëngjitja e Luginës së Preshevës është një gjë e përmendur në qëndrimet e disa liderëve kosovarë, para së gjithash Hashim Thaçit. Por askund, as në biseda me bashkësinë ndërkombëtare, zyrtarisht nuk është përmendur çështja e këmbimit të territoreve dhe askund nuk është vënë në pikëpyetje integriteti territorial dhe sovraniteti i Serbisë në këto tri komuna. Shpresoj se as në periudhën e ardhshme”, citon “danas” të ketë thënë Stankoviq

Ai ka shtuar se dëshmi për këtë janë bisedat që Serbia i ka pasur me bashkësinë ndërkombëtare, e cila ka pasur qëndrimin se këtu nuk ka kurrfarë ndryshimi dhe se në bisedimet e Qeverisës së Shqipërisë e të Kosovës me asnjë fjalë nuk janë përmendur këto tri komuna.

Ai thotë se “Thaçi ka konfirmuar se kjo do të jetë temë bisede në Bruksel, porse deri më tash askush nuk e ka përmendur se këto tri komuna do të vendosen në tavolinë e lëre më të trajtohen edhe në dialog.

“Mendoj se a ardhmja e njerëzve nga kjo pjesë mbështetet në Serbi, ata duhet të punojnë e bashkëpunojnë dhe kjo atyre do t’iu sjellë të mirën që secili dëshiron”, ka përfunduar ai.