Asistenti virtual i Samsung Bixby fiton pesë gjuhë të reja

E publikuar: 12/12/2018 15:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Samsung konfirmoi për zhvilluesit për konferencën e muajit të kaluar se Bixby së shpejti do të fitojë mbështetje për pesë gjuhë të reja.


Njoftimi u prit me entuziasëm sepse përdoruesit prej kohësh presin përmirësimin e asistentit virtual.

Konkretisht gjuhët e reja janë: Italisht, Spanjisht, Gjermanisht dhe Frëngjisht. Gjuha e pestë ishte gjuha Angleze.


Megjithatë duhet të keni të instaluar Galaxy Note 9 për të përdorur asistentin virtual me gjuhët e reja. Ato janë ende në fazë beta prandaj mund të prisni edhe keqfunksionime të mundshme.

Galaxy Note 9 vjen me Bixby 2.0 dhe gjuhët e reja janë të disponueshme në Android 8 Oreo dhe Pie 9 Beta. /PCWorld Albanian