Asambleistja e LDK-së vendos nëse do të kalojë në AKR

E publikuar: 23/10/2018 14:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Asambleistja e LDK-së Fitnete Bejta ka mohuar zërat se do të aderojë në partinë e Behgjet Pacollit.
Bejta ka thënë se nuk ka arritur asnjë marrëveshje me këtë parti.

Në një përgjigje për lajmi.net  vet Bejta ka pranuar se ka pasur një ofertë nga partia e AKR-së, për të cilën ka thënë se nuk e ka pranuar.

“Nuk kam arritur asnjë marrëveshje me AKR-ja dhe as nuk e kam ndërmend ta pranoj. Ka pasur oferta por që unë në asnjë moment nuk i kam trajtuar sepse nuk i kam pa serioze asnjë ofertë. Unë jam asambleiste e LDK-së dhe vazhdojë të qëndrojë në këtë parti”, ka thënë Bejta.

Lajmi.net gjatë ditës ka kontaktuar edhe me sekretarin e përgjithshëm të AKR-së i cili ka konfirmuar për aderimet e reja që do të ndodhin në këtë parti, por që ende nuk është asgjë zyrtare. /Lajmi.net/