As LeBron James nuk kryen punë, Lakers pëson humbje të thellë kundër Pacers

E publikuar: 06/02/2019 09:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mbrëmë janë zhvilluar tetë ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit në botë.

Basketbollistët e Los Angeles Lakers po vazhdon të ketë ndryshime të mëdha në paraqitjet e tyre në këtë sezon në NBA.

“Engjëjt” kanë pësuar një tjetër humbje tani si mysafirë të skuadrës së Indiana Pacers me rezultat të thellë 136:96.

Për asnjë moment nuk e vënë në dyshim fitoren e tyre vendasit duke triumfuar në çdo periudhë të ndeshjes.

Basketbollisti më efikas te vizitorët ishte LeBron James, i cili pati një paraqitje solide me 18 pikë gjersa JaVala McGee shtoi tre më pak.

Te mikpritësit më i miri në parket ishte Bojan Bogdanovic me 24 pikë ndërsa nga 17 sosh secili realizuan Domantas Sabonis dhe Aaron Holiday.

Pas kësaj, Lakers zë pozitën e dhjetë të Konferencës Perëndimore gjersa Pacers gjenden në vendin e katër të Konferencës Lindore.

Ndryshe, Los Angeles në takimin e radhës do të luajë kundër Boston Celtics gjersa Indiana do të ballafaqohet me Los Angeles Clippers. /Telegrafi/

Rezultatet tjera:

Charlotte 115:117 L.A. Clippers

Cleveland 96:103 Boston

New York 92:105 Detroit

Memphis 108:106 Minnesota

Oklahoma City 132:122 Orlando

Philadelphia 107:119 Toronto

Portland 108:118 Miami