AS dhe Marca: Kësaj here nuk ka kthim prapa, Ronaldo e ka pranuar ofertën e Juventusit

E publikuar: 05/07/2018 11:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gazeta e njohur spanjolle AS, shkruan se Cristiano Ronaldo e ka pranuar ofertën e Juventusit, ndërsa Real Madridi kërkon më shumë se 100 milionë euro.

Sulmuesi ka qenë i lidhur gjatë gjithë javës me Bianconerët, ndërsa agjenti i tij është takuar me Florentino Perezin.

Cristiano Ronaldo dhe Presidenti Florentino Perez nuk kanë marrëdhënie te mira (Getty Images)

Sipas AS, lojtari ka marrëveshje me ‘Zonjën e Vjetër’ ndërsa paga e CR7 do të jetë 30 milionë euro në sezon.

Ronaldo është i vendosur që ta lërë Madridin, shkaku i mosmarrëveshjeve me Perezin dhe dëshirës së tij të nënshkruajë me Neymarin.

Ronaldo (Getty Images)

Në këtë moment nuk ka marrëveshje mes klubeve me Juventusin që i kanë ofruar Real Madridit diku rreth 100 milionë euro.

Edhe sipas Marca këtë herë nuk ka kthim prapa. Cristiano nuk do të vazhdojë karrierën në Real Madrid.

Cristiano Ronaldo në Kampionatin Botëror (Getty Images)

Marrëdhënia e tij me Florentino Perez, tashmë është shumë e keqe dhe të dy e dinin se nëse do të kishin vazhduar bashkë gjërat vetëm do të ishin përkeqësuar edhe më shumë.

Shumë media shkruajnë që Ronaldo gjatë kësaj jave mund të jetë në J Medical për testet mjekësore. /Telegrafi/