As amerikanët me dorë nuk po përshëndetën, po frikohen nga Coronavirus

E publikuar: 06/03/2020 11:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Koronavirusi që mbiu në Kinë e më pas u përhap pothuajse në gjithë botën ka ndryshuar edhe mënyrën e komunikimit mes njerëzve.

Ditë më parë në një mbledhje të qeverisë gjermane, Merkel kishte tentuar të përshëndes me dorshtrëngim ministrin e saj të brendshëm Horst Seehofer, megjithatë ky i fundit kishte refuzuar si pasojë e frikës nga virusi korona.

Përveç gjermanëve, me dorë nuk po përshëndetën as amerikanët. Zv.presidneti amerikan, Mike Pence, është parë teksa përshëndetet me bërryla me disa zyrtarë të cilët po e prisnin poshtë aeroplanit.