Arusha në përpjekje që të kontrollojë pesë të vegjlit e saj (Video)

E publikuar: 26/09/2017 18:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Të pranishmit në një pjesë malore të Karolinës së Veriut në Shtetet e Bashkuara, kanë parë një nënë arushë, që përpiqej të kontrollonte pesë të vegjël.

Derisa dy prej tyre i kishte përpara, dy të tjerë po ziheshin prapa saj, teksa një tjetër u ngjit në pemë, derisa ajo provonte t’i mblidhte së bashku, transmeton Telegrafi.

Pamjet që mund t’i shihni më poshtë, janë pëlqyer shumë në rrjetin social, ndërsa janë komentuar kryesisht nga prindërit që kanë fëmijë të padëgjueshëm.

Madje, është shumë interesant që ajo ka pesë të arinj të një moshe, kur një arushë sjellë në jetë vetëm dy apo tre të vegjël. /Telegrafi/