Arusha me të vegjlit u freskua në shatërvanin një shtëpie (Video)

E publikuar: 31/08/2018 16:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Familja e arinjve e shuan të nxehtin e fundit të gushtit, në shatërvanin e një shtëpie në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara.

Banorët nuk mund t’i besonin syve për vizitorët e pazakontë, teksa qentë e shtëpisë lehnin nga ‘xhelozia’ që nuk po mund të dalin, transmeton Telegrafi.

“Kemi parë zogj që ndalen të freskohen, madje nuk do befasohesha as nga ndonjë rosë, por kurrë nuk prisja ndonjë ari”, ka thënë pronari i shtëpisë.

Fakti që jo çdo ditë mund të shihet ndonjë ari në oborr, e aq më pak duke u freskuar në pishinë, videoja është shpërndarë me shpejtësi dhe ka marrë shumë reagime pozitive. /Telegrafi/