Arthur Melo: Faleminderit për interesimin e Juventusit

E publikuar: 29/04/2020 18:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Juventusi është vënë pas mesfushorit të Barcelonës, Arthur Melon, ku klubet duket se kanë një marrëveshjes fillestare mes tyre.

Arthur mbërriti në Spanjë në vitin 2018 nga Gremio dhe tani mund të largohet nga klubi katalanas për të provuar një eksperiencë të re në Serie A.

Vetëm lojtari ka thënë se primare është qëndrimi te Barcelona, pasi ndjehet mirë aty.

Arthur Melo . (Foto: David Ramos/Getty Images)

“Gjithmonë ekzistojnë spekulime, por sinqerisht ideja ime është shumë e qartë: e vetmja mundësi që më intereson është të vazhdoj te Barcelona. Unë jam shumë i sigurt dhe i qetë”.

“Ndihem shumë mirë këtu dhe falënderoj gjithashtu klubin dhe stafin teknik për besimin e tyre”.

“Kjo është një arsye tjetër për të qenë plotësisht e qartë se dëshira ime e vetme është të vazhdoj”, ka thënë Arthur.

Arthur Melo te FC Barcelona (Foto: Alex Caparros/Getty Images)

Sa i përket interesimit konkret të “Zonjës së Vjetër”, braziliani tha se është gjë e mirë, por përqëndrimi është te Barceona.

“Interesimi i klubeve të mëdha është gjithmonë një kompliment për këdo dhe një shenjë pozitive. Jam i përqendruar te puna ime dhe shpresoj të kthehem e të luaj së shpejti dhe të luftoj për tifozët e Barcelonës”, deklaroi ai.