Arteta zbulon si e bindi Xhakën të qëndrojë në Arsenal

10.01.2020 11:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Arteta zbulon si e bindi Xhakën të qëndrojë në Arsenal

Trajneri i ri i Arsenalit, Mikel Arteta, ka bërë të ditur se ai kishte arritur ta bindë Granit Xhakën të mos largohet vetëm duke ia bërë të qartë se e kupton se si ndihet dhe duke i thënë se do ta mbështesë atë.

Mesfushori zviceran me origjinë shqiptare, Granit Xhaka, kishte qenë shumë afër largimit nga Arsenali qysh në janar, shkaku i marrëdhënieve të tensionuara me tifozët e klubit londinez, transmeton Gazeta Express.

Xhaka ishte fishkëllyer nga një grup i madh i tifozëve në tribunat e stadiumin Emirates, kur po zëvendësohej gjatë barazimit 2:2 me Crystal Palacen në tetor. Xhaka u ishte përgjigjur atyre, duke i sharë përderisa largohej nga fusha.

Incidenti bëri që ai ta humbë shiritin e kapitenit gjatë kohës sa trajner ishte Unai Emery, ndërsa mediat angleze kishin raportuar se mesfushori do të largohej nga klubi gjatë afatit kalimtar të janarit, veçanërisht pas ofertave të Hertha Berlinit për ta kthyer Xhakën në Bundesligë.

Megjithatë, 27-vjeçar është rigjallëruar në skuadrën e Arsenalit që nga ardhja e Artetas, duke arritur t’i bëjë disa paraqitje mbresëlënëse në mesfushë, përkrah Lucas Torreiras. Tani, trajneri Arteta ka zbuluar se si e arriti këtë ndryshim te Xhaka.

“Mesazhi im i parë për të ishte se unë dëshiroja ta kuptoja se si po ndihej ai dhe arsyen se pse ndihej në atë mënyrë”, sqaroi Arteta, kur u pyet se si arriti ta bindë Xhakën të qëndrojë në Arsenal.

“Unë dëshiroja që ai ta dëgjojë nga unë mendimin tim për të dhe i thashë se jam i gatshëm ta përkrah dhe se do ta shtyja edhe klubin ta bënte të njëjtën gjë. I thashë se do ta bëj këtë sepse mendoj se ai mund të jetë lojtar më të vërtetë i mirë për ne dhe se do ta shijonte futbollin teksa luan për mua”.

“Unë tentova ta bindë atë në këtë mënyrë. Mendova gjatë për këtë, por përgjigja e tij ishte menjëherë shumë pozitive dhe për këtë arsye mendoj se edhe ai e ndryshoi mendimin e tij”. /Gazeta Express

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


​‘Galaktika e Andromedës’ dhe ‘Exil’ në kategorinë kryesore të Festivalit të Sarajevës

​‘Galaktika e Andromedës’ dhe ‘Exil’ në kategorinë kryesore të Festivalit të Sarajevës

Ballkani e respekton kampionin, mirëpo ende nuk ka vendosur për “Gardën e Nderit”

Ballkani e respekton kampionin, mirëpo ende nuk ka vendosur për “Gardën e Nderit”

Konfirmohet, Zidane do të jetë trajner i Realit edhe vitin e ardhshëm

Konfirmohet, Zidane do të jetë trajner i Realit edhe vitin e ardhshëm

Puna praktike në distancë, si të lini përshtypje të mirë?

Puna praktike në distancë, si të lini përshtypje të mirë?

Drita dhe Ballkani luajnë baraz, Drita shpallet kampion

Drita dhe Ballkani luajnë baraz, Drita shpallet kampion

Përfundon pjesa e parë në ndeshjen Gjilani – Ballkani, ky është rezultati

Përfundon pjesa e parë në ndeshjen Gjilani – Ballkani, ky është rezultati

Klopp: E pamundur t’i dua lojtarët e mi më shumë

Klopp: E pamundur t’i dua lojtarët e mi më shumë

Zyrtare: Finalja e FA Cup luhet më 1 gusht

Zyrtare: Finalja e FA Cup luhet më 1 gusht

Mbappe konfirmon të ardhmen e tij

Mbappe konfirmon të ardhmen e tij

Ceca nervozohet me Dua Lipën: Vogëlushe, ulu njëherë!

Ceca nervozohet me Dua Lipën: Vogëlushe, ulu njëherë!

Arsenali me rekord negativ, sezoni më i dobët në Premierligë që 25 vjet

Arsenali me rekord negativ, sezoni më i dobët në Premierligë që 25 vjet

Sot luhen pesë ndeshje në Superligë, vëmendja në ndeshjen Gjilani – Ballkani

Sot luhen pesë ndeshje në Superligë, vëmendja në ndeshjen Gjilani – Ballkani

Gerrard: Anglisë i duhej një trajner si Klopp, Guardiola apo Mourinho

Gerrard: Anglisë i duhej një trajner si Klopp, Guardiola apo Mourinho

Cilësitë e menaxherëve të suksesshëm të shitjes

Cilësitë e menaxherëve të suksesshëm të shitjes

Mbappe premton qëndrimin në PSG: Pavarësisht çfarë ndodh, s’largohem

Mbappe premton qëndrimin në PSG: Pavarësisht çfarë ndodh, s’largohem

Çka mund të bëni kur ndiheni të vetmuar në punë?

Çka mund të bëni kur ndiheni të vetmuar në punë?