Arsyet pse nuk mund të fokusohemi

E publikuar: 31/08/2017 09:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ndjenja më e keqe është kur kemi shumë punë për të bërë por nuk mund të fokusohemi. Ka shumë arsye se pse nuk mund të fokusohemi aspak dhe ne ju sjellim disa prej tyre.
Një prej arsyeve kryesore është fakti që jemi të uritur. Askush nuk mundtë koncentrohet në një punë nëse është i uritur, pasi që me urinë vjen edhe mungesa e energjisë.Mungesa e gjumit, apo gjumi jo i rehatshëm janë arsyeja kyçe pse nuk mund të fokusohemi.

Pirja e sasive të mëdha të alkoolit dhe dehidrimi që kemi të nesërmen. Sasia e madhe e konsumuar e sheqerit. Nëse keni stres të madh, dhe vëmendja jote është tek gjërat që iu stresojnë, atëherë do të përcillni energji negative e cila do t’ua bëj të pamundur të fokusoheni.

Mungesa e interesimit për punën që duhet të kryeni. Dëshira për të përfunduar një punë dhe obligimi për ta përfunduar nuk shkojnë gjithmonë së bashku. Shpesh ndodh që mos të kemi aspak vullnet për të përfunduar një punë që na është dhënë, dhe si pasojë e kësaj e kemi vështirë të fokusohemi në punë.