Arsyet pse nuk duhet ta lani fytyrën gjatë dushit

E publikuar: 12/02/2016 13:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një ekspert i kujdesit ndaj lëkurës, ka zbuluar se larja e fytyrës në dush mund ta dëmtojë lëkurën tuaj, pasi ju nuk mund ta matni temperaturën e ujit.

Sipas HelloGiggles, lëkura e fytyrës tonë është shumë e ndjeshme dhe për arsye se ju nuk e matni dot nxehtësinë e ujit në kohën kur bëni dush, ajo mund të shkaktojë dëme serioze në lëkurë.

Ekspertja e lëkurës Dr.Tanzi, tha për “The Gloss” se i këshillon pacientët  e saj që ta lajnë fytyrën në lavaman.

“Ju mund ta matni temperaturën në mënyrë më efikase”- shpjegon ajo,” dhe duhet të përdorni ujë të vakët në të ftohtë, pasi është më mirë për lëkurat delikate”.

Zakonisht ne bëjmë dush të nxehtë , por nëse e lajmë fytyrën me ujë të nxehtë mund të shkaktojë dëme duke e lënë lëkurën tonë të dehidratuar dhe të thatë.

Gjithashtu, nëse ju vuani nga skuqja e fytyrës, uji i ngrohtë vetëm do ta përkeqësojë atë, duke zgjeruar kapilarët e gjakut  dhe krijuar nishane.