Arsyet pse femrat Tërhiqen më shumë nga djemtë me mjekër

E publikuar: 08/01/2016 10:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Femrat tërhiqen më shumë nga djemtë me mjekër apo me mustaqe dhe për këtë e ka disa arsye. Këto të fundit do t’iu tregojnë përse duhet t’i mbani.

Ndikimi i meshkujve mjekroshë Dikur mashkulli me mjekër ka qenë simbol i mençurisë. Shkencëtarët konstatojnë se ky fakt është aktual edhe sot e kësaj dite.

Në të vërtetë, një hulumtim ka treguar se si femrat kur kanë situata krize më shumë kanë besim te meshkujt me mjekra dhe me mustaqe. Shkencëtarët këtë fenomen e lidhim me mençurinë dhe pjekurinë që i simbolizojnë qimet në fytyrë.

Mjekra treditore Hulumtimi ka treguar se si femrat sot tërhiqen nga mjekra treditore, si ajo e George Clooney, për të cilën e konsiderojnë se është seksi. Në një citat anonim thuhet: “Të puthësh një mashkull me mjekër është si të shkosh në piknik. Nuk është problem të “përkëdhel” qimet e dendura për të arritur tek qëllimi kryesor”.

Femrat i duan meshkujt e pjekur Botimi i katër fotografive të të njëjtit mashkull në faza të ndryshme nga mjekra e rruar e deri te ajo e vërteta, mjekra e dendur, ka dhënë rezultate shumë interesante. Në të vërtetë, për më shumë se gjysmën e femrave fotografia më e pëlqyer ka qenë ajo me mjekër prej dhjetë ditësh.