Arsyet pse është tradhti kombëtare shkëmbimi i territoreve Kosovë-Serbi

29.03.2020 19:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Arsyet pse është tradhti kombëtare shkëmbimi i territoreve Kosovë-Serbi

Sepse me dhënien eventuale të komunave veriore Serbisë, krijohet një pykë serbe që hyn ndërmjet tokave shqiptare të Kosovës aktuale dhe Sanxhakut shqiptar të Novi Pazarit, që aktualisht është në Serbinë jug-perëndimore, por që dikur ka qenë pjesë e pandashme e Vilajetit të Kosovës;

Rripi eventual serb që mund të hyjë ndërmjet Kosovës dhe Sanxhakut do të sillte ndërprerjen përfundimtare të komunikimit tokësor ndërmjet shqiptarëve nga të dyja anët, dhe si pasojë do të shkaktonte asimilimin përfundimtar të shqiptarëve të asaj krahine të mbetur nën Serbi si dhe varrosjen e aspiratës së tyre për autonomi, pavarësi apo bashkim me Kosovën;

Do të shembej përfundimisht “miti” i Toplicës dhe Nishit shqiptar, dhe kthimi i atyre trevave në dorën dhe shtatin e natyrshëm të etnikumit tonë;

Do të sakrifikohej Toplica, krahina më unike shqiptare, e cila ka më së shumti toponomi shqipe, madje edhe më e pastër në këtë drejtim se sa Shqipëria e mesme aktuale;

Toplica e ka dhe akoma e ruan emrin tonë kombëtar të trashëguar nga Mesjeta e hershme, i cili përfaqësohet edhe sot e kësaj dite në tri katunde unike: Arbanasce, Alabana dhe Arbanaska, të shtrira brenda një trekëndëshi prej 2.000 km, e që deri në Krizën Lindore të viteve 1875-1878, kanë qenë të banuara vetëm me shqiptarë dhe, në një perimetër dhjetë fishë më të gjerë, të rrethuara gjithashtu me vendbanime dhe katunde të tjera plotësisht shqiptare. Të tilla toponimi unike, që tregojnë emrin tonë kombëtar, të shtrira kaq afër njëra-tjetrës dhe në një mjedis tërësisht shqiptarë, nuk hasen dot në asnjë trevë tjetër të etnikumit tonë natyral.

Toplica dhe Nishi, me shumë gjasë, janë vendet prej nga ka lindë emri i etnosit dhe gjuhës sonë kombëtare: “shqiptar” dhe “shqipe” (nga s’krypto’arban, s’krypto’arbët, s’kypt’arbët, s’kypt’arvët, sh’ypt’arëvet – sh’kypt’arëvet – sh’qypt’arvet – s’qypt’arëvet – sh’qypt’arvë, shqiptar, sh(q)iptar), prandaj si të tilla duhet të jenë pjesë e trashëgimisë sonë kulturore, historike, etnike dhe kombëtare, më shumë se sa Hilandari për Serbinë;

Toplica dhe Nishi janë vendlindja e Konstandinit të Madh, perandorit romak me origjinë dardano-ilire, që e shpëtoi nga shembja dhe e rimëkëmbi Romën, që i dha fund paganizmit si dhe e themeloi Bizantin, vepra këto të cilat qëndrojnë të pandashme edhe sot e gjithë ditën në themelet identitare, kulturore dhe trashëgimore të Evropës moderne; dheFundja, cilido shkëmbim i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, eventualisht Veriu i Kosovës me Luginën e Preshevës, nuk do të ishte gjë tjetër përveçse pazar i tokave shqiptare me tokat shqiptare, në llogari të një shteti tjetër, pra shitja e një cope të vetës sonë për të blerë një copë tjetër po ashtu të vetës sonë.

/Adem Breznica, profesor i historisë/

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Në Indi i ka prerë kokën një burri 52-vjeç për t’i dhënë fund koronavirusit

Në Indi i ka prerë kokën një burri 52-vjeç për t’i dhënë fund koronavirusit

Rodgers: Kur kisha  infektimin nga koronavirus, nuk mund të ecja as 10 metra

Rodgers: Kur kisha infektimin nga koronavirus, nuk mund të ecja as 10 metra

BE: Të gjithë aktorët politikë të Kosovës ta zbatojnë vendimin e Kushtetueses

BE: Të gjithë aktorët politikë të Kosovës ta zbatojnë vendimin e Kushtetueses

Ja kush po e thotë se do ta nokautojë Joshuan!

Ja kush po e thotë se do ta nokautojë Joshuan!

Abrashi i VV’së: Të gjitha opsionet e kundërshtimit të vendimit të GJK’së po i shqyrtojmë

Abrashi i VV’së: Të gjitha opsionet e kundërshtimit të vendimit të GJK’së po i shqyrtojmë

Nuk e mirëpresin qytetarët vendimin e Kushtetueses për dekretin e Presidentit

Nuk e mirëpresin qytetarët vendimin e Kushtetueses për dekretin e Presidentit

Në SHBA, Policia arreston gazetarin e CNN gjatë transmetimit ‘live’

Në SHBA, Policia arreston gazetarin e CNN gjatë transmetimit ‘live’

Ministrja italiane: Objekt abuzimesh seksiste prej “paaftësisë gjatë krizës së pandemisë”

Ministrja italiane: Objekt abuzimesh seksiste prej “paaftësisë gjatë krizës së pandemisë”

Murati, Lëvizja për Bashkim: Mosrespektimi i vendimit të Kushtetueses, është thirrje për anarki

Murati, Lëvizja për Bashkim: Mosrespektimi i vendimit të Kushtetueses, është thirrje për anarki

12 raste të reja me COVID-19, 9 të shëruar

12 raste të reja me COVID-19, 9 të shëruar

Telekomi mohon se ka dhomë të përgjimeve dhe përgjime të paautorizuara

Telekomi mohon se ka dhomë të përgjimeve dhe përgjime të paautorizuara

Vuçiq paralajmëron vazhdimin e dialogut, thotë se shqiptarët e serbët duhet të kenë raporte të mira

Vuçiq paralajmëron vazhdimin e dialogut, thotë se shqiptarët e serbët duhet të kenë raporte të mira

Më 15 qershor fluturimi i parë nga Austria në Kosovë

Më 15 qershor fluturimi i parë nga Austria në Kosovë

Dy vëllezërit nga Gjilani kanë nevojë për trajtim jashtë vendit

Dy vëllezërit nga Gjilani kanë nevojë për trajtim jashtë vendit

NISMA ende s’i ka emrat e ministrave

NISMA ende s’i ka emrat e ministrave

2500 punëtorë të KEK-ut nënshkruajnë peticion, kërkojnë kthimin e Njazi Thaçit ose protesta

2500 punëtorë të KEK-ut nënshkruajnë peticion, kërkojnë kthimin e Njazi Thaçit ose protesta