Arsenali vazhdon me fitore, mposht edhe Evertonin

E publikuar: 23/09/2018 19:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Arsenali ka fituar ndaj Evertonit ne Emirates me rezultat 2-0 në Ligën Premier.

Mysafirët arritën të bëjnë lojë të mirë, por ishin Topçinjtë në fund ata që fituan.

Nacho Monreal rrezikoi portën kundërshtare në minutën e 12-të, por Jordan Pickford nuk lejoi që të tundet rrjeta.

Lucas Digne (31’), Theo Walcott (38’) dhe Richarlison (45’) kishin shanset e tyre, por nuk arritën të shënojnë në portën e Petr Cech.

Arsenali filloi pjesën e dytë mirë dhe në minutën e 56-të ishte Alexandre Lacazette që shënoi golin e parë.

Ndërsa pas tre minutash shënoi Piere-Emerick Aubameyang, duke ia shuar kështu shpresat mysafirëve për pikë në këtë ndeshje.

Por, pavarësisht kësaj, Richarlison (71’) dhe Cenk Tosun (86’) tentuan të barazojnë rezultatin, por Cech ishte në formë dhe nuk lejoi.

Pas kësaj fitore Arsenali renditet në vendin e gjashtë me 12 pikë, ndërsa Evertoni në pozitën e 12-të me gjashtë pikë. Ndeshja e ardhshme e Topçinjve është kundër Watfordit,  ndërsa Evertoni ndaj Fulhamit. /Telegrafi/

https://www.dailymotion.com/video/x6u3x03