Arsenali triumfon në miqësore ndaj Lazios

E publikuar: 05/08/2018 05:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Arsenali ka fituar me lehtësi 2-0 në ndeshjen miqësore ndaj italianëve të Lazios.

Skuadra e Unai Emery ka vazhduar me fitore në ndeshjet miqësore para-sezonale dhe kësaj radhe ishte Lazio viktima e tyre.

Topçinjtë e nisën më mirë lojën dhe arritën të përfundojnë 45 minutat e parë me epërsi minimale.

Goli i vetëm në këtë pjesë ishte ai i 18-vjeçarit, Reiss Nelson, i cili shënoi në minutën e 18-të për 1-0.

Edhe pjesa e dytë foli në të mirë të londinezëve, të cilët patën diçka më shumë nga loja, teksa shënuan edhe golin e dytë.

Ishte sulmuesi nga Gaboni, Pierre-Emerick Aubameyang, i cili shënoi për 2-0 në minutën e 64-të duke vendosur rezultatin përfundimtar.

Në këtë ndeshje te Arsenali luajti si titullar Granit Xhaka dhe ishte kapiten, por që u zëvendësua në minutën e 62-të nga Mohamed Elneny.

Në anë tjetër te Lazio në pjesën e dytë u inkuadrua Riza Durmishi, i cili hyri në lojë në minutën e 62-të në vend të Senad Lulic. /Telegrafi/

Xhaka dhe Lulic para ndeshjes (Foto: Lazio/Twitter)